Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar besimtarët se Fitër Bajrami në kryeqytet do të falet në sheshin “Skënderbej”. KMSH thotë se orari i faljes është të enjten në orën 06:10. Po ashtu është parashikuar që programi për Fitër Bajramin të fillojë në orën 05:40 e të përfundojë në orën 06:20.

Këtë vit besimtarët do ta falin namazin e Bajramit më lirshëm. Kjo për shkak se një vit më parë, diktuar edhe nga situata e Covid, besimtarët myslimanë iu drejtuan xhamive për të falur namazin e Kurban Bajramit duke respektuar edhe rregullat e distancës fizike.

Fitër Bajrami shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit./tvklan.al