Koalicion i madh Rama-Basha? Haxhiu: Është gjëja më e mirë për Shqipërinë



Koalicion i madh Rama-Basha? Haxhiu: Është gjëja më e mirë për Shqipërinë

22:30 14/04/2021

Analisti Baton Haxhiu ka thënë sot se një koalicion Rama-Basha mund të ndodhë pas zgjedhjeve të 25 Prillit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka listuar dhe arsyet se pse mund të ketë një koalicion mes PS dhe PS.

Haxhiu shtoi se koalicioni bëhet për integrimin e Shqipërisë në BE, për çështjen e pronave apo dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“E para është gjëja më e mirë për Shqipërinë. Kjo mund të het për hapjen e negociatave, marrëveshje për zgjedhjet lokale të reja, marrëveshja për pronat që njëherë e mirë të zgjidhet ky problem. Ka dhe dhjetëra të tjera që mund ta bëjnë. Për herë të parë mund t’i jepet shans një gjenerate të re për të krijuar opozitë, se shumë herë e kemi thënë që ka një opozitë të dobët”, tha Haxhiu.

Është absolutisht i sinqertë. Të je mi sinqertë e kam biseduar disa herë me Edi Ramën këtë dhe është një politikan i përmbushur dhe do që PS dhe ai të punojnë për Shqipërinë./tvklan.al







Të ngjashme