“A është e mundur një qeveri e përbashkët Rama-Basha?” kjo është pyetja e ngritur sot në emisionin “Zonë e Lirë” nga Arian Çani. Për analistin Armand Shkullaku në politikë asgjë nuk është e pamundur dhe nuk duhet përjashtuar asnjë skenar.

Shkullaku tha se ky koalicion i madh mund të bëhet vetëm nëse “numrat do e detyronin po të ishte rezultati 70 me 70”.

Më tej ai shtoi se ky skenar është krijuar nga mazhoranca dhe bëhet për dy drejtime, që të krijohet diversion dhe që Rama të tregojë se ai zgjedh dhe kundërshtarët.

Në politikë gjithçka ndodh, nuk mund të vëmë baste se asgjë nuk është e pamundur. Unë e shikoj si një lloj diversioni, janë zëra që dalin nga mazhoranca.

Po të dëgjosh Ramën ai thotë se Basha është djalë i mirë, të këqijtë janë Meta dhe Berisha. Kjo shkon në dy drejtime, që është diversion dhe tjetra që ky është më i mirë fuqia hyjnore që zgjedh dhe partnerët.

Ndaj them që është e dyfishtë, e para krijon diversion dhe e dyta i vesh vetes një veti që krijon ekipin e tij, zgjedh kundërshtarin dhe bën dhe arbitrin”, u shpreh Armand Shkullaku./tvklan.al