19- vjeçari Kobbie Mainoo kryeson renditjen e EURO 2024 me një statistikë mbresëlënëse. Talenti i ri i Manchester United ka fituar çmimin “Lojtari i ndeshjes” në fitoren e Kupës FA të Djajve të Kuq ndaj Manchester City-t. dhe tani është bërë zgjedhja e parë e mesfushës.
Prezantimi i Mainoo në ekip, pas eksperimenteve të dështuara me Conor Gallagher dhe Trent Alexander-Arnold, ka bërë që Tre Luanët të kalojnë në katër më të mirët e Euro 2024. Dhe siguria e tij në mbajtjen e topit ka qenë një faktor kyç në këtë sukses të anglezëve. Sipas të dhënave të faqes Opta, mesfushori ka saktësinë më të mirë të pasimeve nga çdo mesfushor, jo vetëm në turneun e kësaj vere, por nga çdo kampionat evropian që nga viti 1980, me lojtarin e Manchester United që ka kryer 96% të 138 pasimeve të tij në fanellën e Anglisë këtë verë.
96% – Kobbie Mainoo has the best pass accuracy of any midfielder at a European Championship that Opta has on record since 1980 (96%, min. 100 passes), misplacing just five of his 138 passes at EURO 2024. Dependable. pic.twitter.com/wOEo7QlWw1
— OptaJoe (@OptaJoe) July 9, 2024
Partneri i Declan Rice në mesfushën e Anglisë, falë udhëzimeve apo instinkti, duket se po ecën në rrugë të sigurt.
Pavarësisht kësaj, rëndësia e tij për skuadrën e Gareth Southgate nuk mund të diskutohet dhe nëse Anglia do të arrijë në finalen e EURO 2024, ai do të duhet të jetë në maksimumin e tij kundër Holandës.
There's talent here and I'm not writing this to slam a young talent. However this stat is very important to contextualise.
— James Benge (@jamesbenge) July 9, 2024
Of 132 players to have completed over 100 passes at this year's Euros, Mainoo ranks 131st for proportion of passes forward. 13%. https://t.co/8bJa6Bpz9Y