Kobe Bryant në “Hall of Fame”



Kobe Bryant në “Hall of Fame”

08:40 17/05/2021

Legjenda e ndjerë e basketbollit muze në “Naismith memorial”

Kobe Bryant është zyrtarisht një legjendë! Emri i Ish-basketbollistit tashmë bën pjesë në Sallën e Famës të Basketbollit “Naismith Memorial”. Në një ceremoni madhështore Bryant u përfshi në listën e më të famshme që kanë dhënë një kontribut të vyer për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Legjenda e NBA u zgjodh pas vdekjes në “Hall of Fame” prill e kaluar, vetëm disa muaj pasi Bryant, vajza e tij 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë njerëz të tjerë humbën jetën gjatë përplasjes së helikopterit ku gjendeshin në bord.

Por për shkak të pandemisë, ceremonia u organizua mbrëmjen e së shtunës. Bashkëshortja e Bryant, Vanessa emocionoi të pranishmit me fjalët e saj, teksa shtoi se në këtë skenë duhej të ishte vetë ai për ta marrë një çmim tepër të merituar.

“Do të doja që burri im të ishte këtu për të marrë këtë çmim të pabesueshëm. Nuk do të ketë kurrë si Kobe. Ai ishte i veçantë, ishte i përulur jashtë fushës, por më i madh se jeta”.

Fjalim që emocionoi të gjithë, mes të cilëve edhe kolegun e shokun e Bryant, Michael Jordan. Në mesin e nëntë personave që u përfshinë në Sallën e Famës, ku do ketë një muze me objektet e tyre të përdorura ndër vite ishin dhe ish-sulmuesi i Minnesota dhe Boston Sëlltik, Kevin Garnett dhe sulmuesi i San Antonio Spurs, Tim Dunkan.

Klan News







Të ngjashme