Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, në një prononcim për Klan Macedonia ka folur për raundin e dytë të votimeve në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Koçijançiç ka bërë apel që qytetarët të dalin masivisht në votime, ndërsa ka theksuar se në raundin e parë nuk janë regjistruar incidente dhe është bërë vlerësim pozitiv.

Sa i përket procesit të anëtarësimit të vendit në BE, vlerësohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe theksohet përmbushja e reformave të kërkuara.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e KE-së: 

Ne po i ndjekim zhvillimet në Maqedoninë e Veriut me shumë vëmendje. Raundi i parë është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe transparente. Ne kemi parë raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, ku bëhet një vlerësim gjerësisht pozitiv. Ajo që është e rëndësishme tani para raundit të dytë, është thirrja drejtuar qytetarëve për të dalë masivisht ditën e votimit dhe për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike të dhënies së votës. Ndërkohë, partive politike u takon që të sigurojnë që procesi të jetë transparent, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të sigurojnë stabilitein politik të vendit. Vëzhguesit do të raportojnë sërish pas raundit të dytë dhe ky vlerësim do të pëfshihet në reagimin tonë në përfundim të raundit të dytë dhe shpalljes së rezultateve.

 

Klan Maqedonia:

 Vendi ka bërë hapa domethënës para në kuadrin e integrimit europian. Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme të Bashkimit Europian pati një takim bilateral me kryeministrin Zoran Zaev në Berlin. A e siguroi Mogherini kryeministrin Zaev, se negociatat e anëtarësimit do të hapen këtë vit, edhe pse ndoshta jo në Qershor, por në Shtator?

 

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e KE-së

:

 

Është e vërtetë që përfaqësuesja e lartë është takuar para disa ditësh me Kryeministrin Zaev dhe ekipin e tij. Së pari ata diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, në kuadër të të cilit, Marrëveshja e Prespës që i dha emrin e ri vendit, është një shembull historik i këtij bashkëpunimi. Ata kanë diskutuar gjithashtu progresin e bërë nga vendi dhe perspektivën europiane. Vetëm disa javë më parë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini dhe komisioneri Hahn kanë bërë të qartë, se objektivi i Komisionit Europian është hapja e negociatave të anëtarësimit të vendit. Komisioni po përgatit raportin vjetor dhe do ta prezantojë atë në fund të Pranverës. Ky raport do të shërbejë si bazë për marrjen e vendimit nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Eshtë e rëndësishme që përveç arritjes historike të Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia e Veriut të vazhdojë të zbatojë reformat e nevojshme për vendin dhe për integrimin europian.

 

Klan Maqedonia:

 Parlamenti gjerman, Bundestagu ka dhënë sinjalin se për shkaqe proceduriale, vendimi lidhur me hapjen e negociatave për Shqiëpërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do të mund të merret në Qershor, por në Shtator. A e keni marrë parasysh këtë njoftim, që ndryshon kalendarin për marrjen e vendimit?

 Maja Kocijançiç, zëdhënse e KE-së:

 Ne po hartojmë raportin tonë dhe ai do prezantohet në Pranverë. Ky është synimi ynë. Nga ana tjetër, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian mori një vendim një vit më parë, që t’i rikthehet kësaj çështjeje në Qershor të këtij viti. Ky është angazhimi që është marrë. Nuk do të mund të futem në çështjet proceduriale të çdo shteti anëtar. Nuk më takon mua ta bëj këtë, por synimi i Komisionit Europian është i qartë, ashtu siç është angazhimi i marrë nga Këshilli i Ministrave të BE-së. /Klan Macedonia