Deklaratat e tre deputetëve të opozitës parlamentare se do të votojnë pro marrëveshjes së 5 Qershorit për Kodin e ri Zgjedhor, e bën mazhorancën vetëm 4 vota larg miratimit.

Këtë pasdite të së enjtes, në një deklaratë për mediat deputeti Artur Roshi, Besnik Troplini dhe Fatjona Dhimitra u shprehën se do të japin votën e tyre pro kësaj marrëveshje, pasi sipas tyre kjo është edhe një nga kërkesat dhe kushtet e Bundestagut gjerman për t’i dhënë dritën jeshile çeljes së negociatave me BE-në Shqipërisë.

Por vetëm pak minuta pas deklaratës për media të tre deputetëve, nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin e saj social, Facebook, ka reaguar deputetja e opozitës parlamentare Suzana Topi, e cila po ashtu ka deklaruar votën pro marrëveshjes së 5 Qershorit.  

“Konfirmoj qëndrimin tim në mbështetje të dakordësisë së 5 Qershorit. Qëndrimi im është bërë publik edhe më parë. Konfirmoj votën pro për këtë dakordësi, pa asnjë ndryshim tjetër”, shprehet ajo ndër të tjera.

Ndërkaq në një deklaratë për mediat kanë dalë edhe dy deputetë të tjerë, Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani, të cilën kanë pohuar se janë por votimit të marrëveshjes, ndërsa i kanë bërë thirrje Edi Ramës që të mos e vonojë miratimin në Kuvend pasi votat i ka.  /tvklan.al