Presidenti Ilir Meta i ka vendosur në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë letrën që i ka dërguar Komisionit të Venecias, ku i kërkon opinion lidhur me ndryshimet në Kodin Elektoral, ndryshime të cilat kreu i shtetit i ktheu pas për rishqyrtim në Kuvend.

Në letrën drejtuar Parlamentit, i kërkohet këtij institucioni që për diskutimin e dekretit të Metës që ka kthyer pas ndryshimet në kod, të pritet mendimi i “Venecias”.

Gjejmë rastin të përsërisim edhe një herë thirrjen e Presidentit të Republikës se tashmë pas kthimit në Kuvend të ligjit, Kuvendi i Shqipërisë duhet ta rishqyrtojë këtë nismë nën dritën e arsyetimit të Dekretit nr.11797dhe të rekomandimeve të pritshme të Komisionit të Venecias, i cili është investuar tashmë nga Presidenti i Republikës mbi këto çështje”, thuhet në letrën e Presidencës dërguar Parlamentit.

Por një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se opinioni i “Venecias” është i mirëpritur, por Parlamenti nuk do ta presë dhe do të rrëzojë dekretin e Metës që kundërshton ndryshimet në Kodin Elektoral. /tvklan.al