Kodra: Vajza ka vajtur me mision t’u tregojë gjithë këtyre derrave…

Kodra: Vajza ka vajtur me mision t’u tregojë gjithë këtyre derrave…

22:57 18/09/2019

Drejtuesi i emisionit “Stop”, në Tv Klan, Saimir Kodra, tha se studentja e shfaqur në video skandalin me pedagogun Denis Himçi, kishte vajtur me mision t’u tregojë të gjithë pedagogëve të tillë se nuk funksionon më kështu.

Vajza ka vajtur me misionin e plotë t’u tregojë të gjithë këtyre lloj derrave nëpër fakultete që nuk funksionon më kështu dhe të gjithë shqiptarëve që ky vend është kthyer në një gjysmëhale, o burrani ta ndryshoni ju/ata që kanë në dorë ta ndryshojnë dhe të bëjnë reforma a çfarë duhet të bëjnë. Vajza ka vajtur me misionin e qartë që si ky që mua më kërkoi afera seksuale, pra vajzës, por mund të qëllonte edhe që mund të kërkonte lekë. Ka pasur raste që edhe pa fund. Por vajza ka vajtur me misionin e qartë: nuk provokoi sepse kishte ustallarë që e këshillonin, më falni për mungesën e modestisë, që i thashë se duhet të jesh e veshur, dhe po ta shikosh videon është e veshur me xhinse dhe bluzë të trashë, edhe pse është fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut.

Kodra tha se vajza ka vajtur për të sjellë këtu atë imazh që shikoni të gjithë dhe nuk ka aty alibi. “Aty është një profesor, i thënshin, me varëse floriri sikur shet rroba te gabi, me një fjalor debil dhe idiot.”

Kjo histori duhet të shërbejë si kambanë alarmi që ta presim nga këtu e mbrapa, sepse do rriten vajza të tjera, do dalin profesoresha që mund të ngacmojnë ndonjë çun, se ndodh.

Ndërsa avokatja Arnida Çapi tha se “Jemi para një krimi, nuk ka fare rëndësi të diskutojmë nëse ka provokim apo s’ka provokim. Ne jemi përballë një fakti penal dhe një krimi shumë të rëndë./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT