Përbërësit:

150 gr mish derri i grirë

100 gr spinaq

50 gr bajame

50 gr pomodorini

4 kofsha pule

Hudhër

Majdanoz

Vezë

Miell

Verë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht lajmë spinaqin. Marrim kofshët e pulës dhe iu heqim kockat për t’i bërë gati për mbushje. Vendosim në mikser mishin e grirë, i shtojmë hudhra, madanoz, bajame, kripë, piper, vaj ulliri, bukë të grirë, një vezë dhe i miksojmë të gjitha bashkë. Në një tenxhere me pak vaj ulliri vendosim kockat e pulës të lyera me miell, shtojmë një tabletë pule dhe ujë dhe i lemë të ziejnë. Me përbërjen që përgatitëm në mikser mbushim kofshët e pulës dhe i lidhim me spango. I lyejmë me miell dhe skuqim pak në një tigan me vaj ulliri. Më pas i shuajmë me pak verë të bardhë, i vendosim në një tavë dhe i fusim në furrë që të piqen. Në të njëjtin tigan, shtojmë pak vaj ulliri dhe skuqim spinaqin dhe pomodorinit. Salcën e përgatitur me kockat e pulës e kullojmë dhe e vendosim në një tigan ku shtojmë pak gjalp dhe e lemë të ziejë për pak. Fillimisht vendosim në pjatë pak nga salca që përgatitëm me lëngun e kockave, më pas spinaqin dhe pomodorinit e skuqura dhe mbi të pulën e mbushur.

/tvklan.al