Koha e duhur për të konsumuar darkën



Koha e duhur për të konsumuar darkën

11:29 01/09/2020

Një studim i kryer së fundmi tregon se individët që konsumojnë një vakt të madh pas orës 18:00 kanë më shumë mundësi të jenë jo të shëndetshëm.

Këta individë marrin më shumë kalori se sa duhet dhe kanë më tepër mundësi që të shtojnë në peshë.

Udhëheqësi i studimit, Judith Baird tha se inkurajimi i njerëzve që të konsumojnë darkën më herët, mund t’i ndihmojë ata që të përvetësojnë një dietë më të shëndetshme.

Rezultatet tona sugjerojnë që konsumimi i vaktit të darkës në sasi më të vogël dhe para orës 18:00 çon në një sërë avatazhesh më të mëdha për sa i përket shëndetit të përgjithshëm dhe rënies në peshë. Konsumimi i një vakti të plotë gjatë darkës rrit mundësinë për shtim në peshë dhe përvetësimin e një diete jo të shëndetshme”./tvklan.al






Të ngjashme