“Nëse infektohesh pas dozës së parë duhet të presësh deri në 3 muaj për dozën e dytë”

Imunizimi i popullsisë dhe kategorive të veçana po vijonë në mbarë vendin. Ekspertët e vaksinimit japin disa këshilla se kur duhet të bëjnë vaksinën personat që janë infektuar nga Covid-19.

“Nëse e ka kaluar sëmundjen i duhet koha minimale prej një muaji. Kjo kohë mund të zgjatet, personi mund të presi edhe tre muaj ose edhe 6 muaj”, Iria Preza, specialiste e programit kombëtarë të vaksinimit.

Po kur personat infektohen pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës?

“Këta persona duhet të poresin derisa të rikuperohen plotësisht pas sëmundjes. Minimalisht një muaj pasi të shërohen, përsëri do komunikojnë me mjekun e familjes ”, tha ajo.

Sipas specilistes së vaksinimit Iria Preza,deri më tani personat e vaksinuar nuk kanë shfaqur problematika të rënda. Ndërsa i rekomandon që për çod shqetësim pasvaksinës të vënë në dieni mjekun e familes.

“Temperaturë e lehtë, një dhimbje koke, dhimbje trupi, pra gjendje këputje të cilat kalojnë shpejt me një pse dy ditë”, u shpreh Preza.

Në vedin tonë kanë ardhur 290 mijë vaksina dhe prej tyre janë administruar më shumë se 240 mijë doza,prej të cilave janë rreth 165 mijë të moshuar  që kanë marrë dozën e parë.

Klan News