Nëse doni që të keni shumë pëlqime në fotot që postoni në Instagram duhet që foton ta postoni në mesnatë.

Sipas një kërkimi, kjo ndodh sepse faqet e ndjekësve të tjerë janë më të qeta dhe ka më shumë mundësi që të shikohet postimi yt nga përdoruesit e rrjetit social.

Sipas

Metro

, u analizuan rreth 61,000 poste për të gjetur kohën më të mirë për të postar.

Natyrisht ka shumë aplikacione që ofrohen falas në Play Store dhe App Store për të ndihmuar të kuptoni audiencën tuaj. Prandaj ky kërkim mund të mos ketë shumë rëndësi për ju sepse në fund të fundit nuk është e lehtë të zgjohesh në mes të natës për të postuar një foto të bukur që e ke bërë pasdite, kur po perëndonte dielli.

/tvklan.al