YouTube ka lëshuar një opsion tjetër që kujton përdoruesit të ndalojnë së shikuari video dhe të shkoj që të flenë.

Opsioni është i disponueshëm në pajisjet Android dhe iPhone dhe shfaqet gjatë natës në orar të caktuar.

Gjigandi teknologjik filloi ta nxirrte kujtuesin për përdoruesit javën e kaluar.

Megjithatë ky opsion i ri nuk do të ketë mundësinë për t’u përdorur në versionin desktop.

“Është shumë e rëndësishme që të vendosim disa kufij, për të ndihmuar të menaxhojmë se sa kohë kemi kaluar online”, tha në një deklaratë YouTube./tvklan.al