Koha për të ripozicionuar cigaret elektronike në jetën e përditshmethotë Robin Mermelstein e Institutit të Kërkimeve dhe Politikave Shëndetësore në Universitetin e Illinois në Çikago.

Pirja e cigareve mbetet shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme. Kështu që në fjalimin e saj ajo analizoi se si të maksimizohet kalimi i plotë, për të ndihmuar pirësit e cigareve që të largohen prej tyre dhe ndoshta të kalojnë në alternativa.

Dr Mermelstein, këtë vit ajo mori pjesë në Samitin Virtual të Cigareve Elektronike, duke i kushtuar vëmendje përdorimit të Dyfishtë të cigareve të djegshme dhe elektronike. Ajo e krahasoi pandeminë e pirjes së duhanit me Covid-19, dhe propozoi përdorimin e të njëjtës qasje se luftës kundër Covid-19 për pirjen e duhanit. “Nëse do të merrnim një qasje gjithëpërfshirëse, agresive për t’i dhënë fund pirjes së duhanit, mund të ishim më të hapur për të konsideruar cigaret elektronike si një alternativë për duhanpirësit e cigareve që nuk kanë qenë në gjendje ta lënë, pavarësisht nga disponueshmëria e opsioneve të njohura, ose që nuk janë akoma gati për ta lënë ”.

Sidoqoftë, si mund t’i ndihmojmë më së miri duhanpirësit të kalojnë me sukses plotësisht nga cigare të djegshme në cigare elektronike? Ajo thotë se është e rëndësishme për të ndihmuar përdoruesit e dyfishtë të cigareve të djegshme dhe elektronike të kalojnë plotësisht ose të heqin dorë plotësisht nga të dyja.

“Në të vërtetë ka miliona përdorues të cigareve të djegshme dhe elektronike, dhe prej tyre ne mund të mësojmë shumë. Shumë njerëz që kalojnë nga djegia në e-cig shpesh janë përdorues të dyfishtë. Për më tepër, ajo që ne duam të bëjmë është që t’i bindim ata të kalojnë plotësisht dhe të heqin dorë nga cigaret e djegshme “, tha ajo.

Ajo shtoi: “Duhanpirësit po kërkojnë ekuilibër përditë. Ajo që e bën një duhanpirës të vendosë është zgjedhja racionale, adaptimi hedonik, si ndihen ata, çfarë duhet të bëjnë për të arritur atë adaptim hedonik ”.

Për të qëllimi është të kuptojë “momentin” e zgjedhjes së përdoruesit të dyfishtë mes një cigareje me djegie ose cigareje elektronike.

Sipas saj “Arsyet pse po përdorin e-cig janë: Përdorimi si zëvendësim i cigareve, përpjekja për të ulur pirjen e cigareve, më pak të dëmshme se cigaret, përpjekja për të lënë duhanpirjen, i pëlqejnë më shumë se cigaret, etj”.

Por cilët janë faktorët që drejtojnë zgjedhjen?

“Për të maksimizuar kalimin e plotë duhet t’i kushtojmë vëmendje tërheqjes që kanë duhanpirësit për kënaqësinë. Jo gjithçka është lehtësim i ndikimit negativ dhe ne duhet të bëjmë pak më shumë sesa thjesht të zhvlerësojmë cigaren, por t’i njohim duhanpirësit me alternativat, të cilat janë mundësi më të mira “.

Për Dr. Mermelstein, këto janë kohërat për të ri pozicionuar cigaret elektronike në jetën e përditshme. “Në këtë periudhë, ka kaq shumë kënaqësi të mohuara nga Covid-19, dhe njerëzit po bëjnë ekuilibër vendimesh çdo ditë. Ndoshta cigaret elektronike tani mund të ndihmojë për të mbushur një pjesë të hendekut për pirësit e cigareve. Ky është momenti për të përfituar nga ndryshimet në kontekstin aktual botëror dhe pandemia covid-19, dhe të bëhet ri pozicionimi i cigareve në jetën e përditshme dhe bindja  e njerëzve për të hequr dorë njëherë e mirë nga cigaret”.