‘Kohë e vështirë’ për ushtrinë ukrainase




‘Kohë e vështirë’ për ushtrinë ukrainase

00:24 28/02/2022

Ushtria e Ukrainës sapo ka dhënë një përditësim mbi luftimet e së dielës.

Duke shkruar në Facebook, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës e përshkroi të dielën si “një kohë të vështirë” për ushtrinë, duke thënë se trupat ruse “vazhdojnë granatimet në pothuajse të gjitha drejtimet”.

BBC thotë se raportet e fundit sugjerojnë se trupat ruse kanë marrë portin jugor të Berdyansk, por më parë Ukraina tha se kishte luftuar kundër një sulmi në qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkiv./tvklan.al













Të ngjashme