Një sasi kokaine, prej rreth 200 kilogramësh është sekuestruar këtë të enjte në Portin e Durrësit, pas kontrolleve të imtësishme që u është bërë konteinerëve që po shkarkoheshin.

Administratori i firmës së bananeve në konteinerin e të cilave u gjet kokaina, Erion Peti, ka deklaruar për Klan News se një punëtor e kishte lajmëruar që kushëriri i tij, Klajdi Xibraku, është ndaluar.

Ai gjithashtu ka theksuar se është i gatshëm për çdo lloj interviste dhe çdo lloj ballafaqimi, ndërsa thekson se është i qetë për këtë rast.

Peti u shpreh se nuk e di përse janë bërë kontrollet dhe se shpreson që policia të ketë bërë punën e saj

Deri më tani atij nuk i është marrë ende një deklaratë nga policia.

“Jam i gatshëm për çdo lloj interviste dhe çdo lloj ballafaqimi. Nuk e dimë përse e kanë kontrolluar kontenierin në Portin e Durrësit. Shpresoj që policia të ketë bërë punën e saj, ne jemi të qetë. Policia nuk na ka kërkuar asnjë llojë deklarate deri tani. Një punëtor më lajmëroi që kushëriri im Klajdi Xibraku është ndaluar”, ka thënë Peti për Klan News.

Trafiku i drogës është zbuluar nga SPAK teksa po punonte për një tjetër çështje.

Klan News