Prokuroria për Krimet e Rënda ka depozituar në gjykate kërkesën për caktimin e masës e sigurisë arrest me burg në mungesë ndaj Arbër Çekajt.

Kompania e tij “Arbri Garden” transportoi 613 kilogramë kokainë në një ngarkesë me babanë të marrë në Kolumbi.

Për 41-vjeçarin deri tani ka një urdhër-ndalimi, por Prokuroria kërkon masën e sigurisë për të dhe shpalljen në kërkim ndërkombëtarë më pas.

Çekaj akuzohet nga Krimet e Rënda për trafik ndërkombëtar droge e kryer në bashkëpunim.

Tv Klan