Dy shtetas nga Prishtina, Kosovë dhe dy të tjerë nga Tirana janë arrestuar nga policia pasi janë kapur me drogë. Në pranga kanë përfunduar Agron Mulolli, 37 vjeç dhe Jeta Blakqori-Murturi, 33 vjeçe, të dy nga Prishtina. Gjithashtu janë arrestuar edhe: Erdi Alazi, 19 vjeç; Pano Ilia, 20 vjeç nga Tirana të dy.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën tip “BMW” të 37-vjeçarit kosovar, ku ishte edhe 33-vjeçarja Jeta Blakqori-Murturi policia ka gjetur një qese me kokainë. Të riut Erdi Alazi, policia gjatë kontrollit fizik i ka gjetur një qese, brenda të cilës kishte kanabis.

Me pas është  afruar automjeti tip “Smart”, që e drejtonte 20-vjeçari Pano Ilia, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të mjetit i janë konstatuar disa qese farmaceutike të mbushura kanabis. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar  25.8 gram kokainë, 195.8 gram kanabis sativa dhe 2 automjete. /

tvklan.al