Tre persona janë vënë në pranga gjatë një aksioni anti-drogë të policisë në aksin Fushë Krujë – Tapizë.

Të arrestuarit janë Akil Bunaj 28 vjeç i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, dhe babë e bir Leonard e Latif Lozi.

Të tre udhëtonin me një automjet Volkswagen dhe u ndaluan për kontroll pasi uniformat blu kishin marrë informacion në rrugë operative se me këtë makinë transportohej drogë.

Gjatë kontrollit në mjet, u gjet 1.3 kg kokainë e mbështjellë me mbishkrim “London”. Lënda narkotike ishte fshehur në kroskotin e makinës. Të tre u arrestuan në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /tvklan.al