GJKKO cakton masën e sigurisë, dosja i kalon Prokurorisë së Posaçme

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Bajron Gumenin. Ky i fundit u vu në pranga më 13 Korrik në Durrës pasi në kontejnerin e “Alba Exotic Fruit”, u sekuestruan rreth 11 kilogramë kokainë.

GJKKO ia kalon dosjen SPAK pasi dyshohet se trafiku i drogës është kryer në kuadër të grupit te strukturuar kriminal. Për kokainën e sekuestruar është shpallur në kërkim administratori i kompanisë Eduart Dauti. Përgjatë një muaji në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në portin e Durrësit janë sekuestruar 3 herë sasi të ndryshme kokaine.

Klan News