Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari, në krah të Sali Berishës, në “Foltoren” e Durrësit u shpreh se ish-kryeministri është përjashtuar nga Grupi Parlamentar për shkak të dosjes së Lulzim Bashës për lobimin.

Zoti Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi është këmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lulzim Bashës, një dosje që ekziston në Shqipëri dhe në Amerikë. Kjo është e vetmja arsye pse është përjashtuar Sali Berisha,” tha Kokalari.

Më tej ajo mohoi se ajo nuk do të bëhej kurrë kryetare e PD, duke iu përgjigjur akuzave që i janë bërë ditët e fundit. Kokalari tregoi dhe detaje nga dosja e Lulzim Bashës në SHBA.

Në një periudhë të shkurtër kohe, çfarë më ka bërë përshtypje, është që brenda 3-4 muajsh PD ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë. Është shumë. Një pjesë e këtyre parave, sepse Lulzim Basha nuk donte që të merrej vesh në Shqipëri se nga kishin ardhur, vendosi të përdorë një kompani me origjinë rusë, që bëri kontratë me një firmë lobimi në Amerikë, sikur ata po bënin një konsulencë për organizatat shqiptaro-amerikane që do investonin në Shqipëri. Kjo është ilegale në Amerikë”, tha ajo./tvklan.al