Një këshilltare bashkie e gjeti veten të kërcënuar me një metodë të përdorur nga mafia.

Nadezhda Zagordan, përfaqësuese e zonës së Izmailovo në Këshillit Bashkiak të Moskës, u tmerrua kur gjeti kokën e një derri para derës së apartamentit të saj, mbrëmjen e së martës. Koka kishte edhe një letër të ngulur me anë të një thike, në të cilën shkruhej numri “21”.

Një tjetër kokë u vendos në derën e shtëpisë së nënës së Zagordan. Në këtë rast letra shkruante numrin 72. Kuptimi i tyre mbetet i paqartë.

Vetë zyrtarja e bashkisë u shpreh e bindur se këto koka ishin kërcënim, për shkak të punës së saj. Së fundmi ajo po merrej me supervizimin e kontratave të ndërtesave, për komunitetin në zonën që përfaqëson. Zagordan thuhet gjithashtu se ishte përpjekur të luftonte korrupsionin gjatë viteve që nuk ishte zgjedhur anëtare e Bashkisë.

Sipas asaj që shkruan “Russia Today”, për ngjarjen në fjalë nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia.

/tvklan.al