Kokëdhima i qeshur para gjykatës

Kokëdhima i qeshur para gjykatës

12:31 18/08/2019

Akuzohet për kanosje dhe shkatërrim prone

51-vjeçari Mihal Kokëdhima, që dhunoi turistët spanjollë është paraqitur i qeshur këtë të diel para Gjykatës së Vlorës, ku u la në “arrest me burg”.

Mbi të rëndojnë 3 akuza, ajo e kanosjes, dëmtime të tjera me dashje dhe shkatërrim i pronës.

Një ditë më parë, Tv Klan transmetoi pamjet dramatike kur Mihal Kokëdhima, pronari i një lokali në plazhin e Porto Palermos, sulmon një makinë ku ndodheshin tre turistë spanjollë dhe dy shoqërues të tyre shqiptarë.

Për 5 kilometër me radhë, nga Porto Palermo e deri në Qeparo, për më shumë se 6 minuta, 51 -vjeçari qëndron mbi kofanon e makinës dhe qëllon me grushte xhamin e saj për të detyruar turistët të ndalojnë. Gjithçka ka ndodhur është filmuar me celular nga njëri prej turistëve.

Disa minuta më vonë policia e arrestoi 51-vjeçarin Mihal Kokëdhima dhe mori nga turistët edhe pamjet filmike që dokumentuan aktin e tij barbar, që jo vetëm tmerroi pushuesit e huaj, por që cënon edhe imazhin e vendit në pikun e sezonit./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT