Kolaps në Hipotekën e Vlorës, dorëhiqen drejtuesit

Kolaps në Hipotekën e Vlorës, dorëhiqen drejtuesit

11:13 08/10/2019

Dorëheqje të tjera në Hipotekën e Vlorës. Drejtoresha Elona Hodaj dhe zv/drejtori Krenar Xhemali kanë dhënë dorëheqjen.

Dyshohet se shkaku kryesor është çështja e një dosje në Jalë, për të cilën vijon problematika prej gati një muaj në Kadastrën e Vlorës. Hodaj ka përcjellë zyrtarisht arsyet personale në doreheqjen e saj. Ndërsa për Krenar Xhemalin ende nuk është e qartë arsyeja e dorëheqjes.

Prona në Jalë pretendohet nga dy biznesmenë të ndryshëm. Kjo dosje nuk është marrë në shqyrtim dhe ka mbetur ende në Kadastrën e Vlorës, problematika e të cilës ka sjellë për pasojë dhe ndryshimin e 3 drejtuesve brenda pak kohësh në këtë institucion. Hodaj u emërua në Shtator të këtij viti pas dorëheqjes së Alteo Nazeraj. /abcnews.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT