India është një nga vendet që po e përjeton më keq situatën e Covid, pasi çdo ditë shënohen rekorde negative për sa i përket numrit të infektimeve dhe viktimave.

Në 24 orët e fundit raportoi 412,262 raste të reja, që është një rekord i ri që nga nisja e pandemisë më shumë se një vit më parë.

Tashmë numri i rasteve të konfirmuara në Indi shkon në 21,077,410, një nga vendet më të prekura.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 3,980 vdekje të lidhura me Covid-19, një tjetër rekord i ri ditor.

Kjo është dita e nëntë radhazi që numri i viktimave të identifikuara në 24 orë është mbi 3,000. që nga nisja e pandemisë deri sot janë shënuar 230,168 viktima nga Covid-19. Në 30 ditët e fundit në Indi janë regjistruar 8.3 milionë raste./tvklan.al