Kolegji  Zgjedhor pranoi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’i dhënë kësaj force politike anëtarin e tretë në grupet e numërimit , ndryshe nga sa kishte përcaktuar më herët  Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve,  që në tavolinat me numër çift ky anëtar I përkiste LSI-së dhe në ato me numër tek PDIU-së.

Për përfaqësuesin ligjor të LSI-së vendimi I kolegjit solli në shinat ligjore procesin.

“Kolegji Zgjedhor i ktheu këtë pjesë të procesit në shtratin ligjor, ky ishte detyra jonë dhe mandati jonë dhe për këtë jam i lumtur dhe i kënaqur që arritëm të motivojmë kërkesën tonë për të kthyer në shtratin ligjor pjesën e numërimit.”

Por ky vendim i marrë nga kolegji zgjedhor ku relator i çështjes ishte Gjin Gjoni u kundërshtua nga Partia Demokratike.

“Falë këtij vendimi kemi një tavolinë ku tre anëtarë reflektojnë maxhorancën qeverisëse dhe një anëtar reflekton opozitën parlamentare. Me këtë vendim Kolegji Zgjedhor zhbalancon tërësisht përbërjen e komisioneve të numërimit.”

Trupa e kolegjit vendosi që anëtari I katërt në grupet e numërimit të ndahet mes Partisë Republikane të Fatmir Mediut dhe PDIU-së së Shpëtim Idrizit.

/Tv Klan