Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, zgjedhjet e Shkodrës të vlefshme




Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, zgjedhjet e Shkodrës të vlefshme

15:14 10/06/2021

Nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur padinë

Kolegji Zgjedhor rrëzon pretendimet e PD-LSI për qarkun e Shkodrës për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, si dhe përsëritjen e tyre në këtë qark. Sipas vendimit të formës së prerë, provat e paraqitura nga opozita për padinë janë të pamjaftueshme dhe të pambështetur në ligj.

Përfaqësuesi i LSI-së, nuk u paraqit në seancë dhe për këtë arsye kërkoi shtyrjen e saj, por Kolegji vendosi rrëzimin e kësaj kërkese dhe vazhdimin e seancës. Pas Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës, Kolegji Zgjedhor mbylli dy ditë më parë procesin e ankimeve edhe për Qarkun e Tiranës. 

Klan News





Të ngjashme