Kolegji Zgjedhor do shqyrtojë sot padinë e bërë nga PD-LSI për qarkun e Beratit, lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.

LSI pretendonte mandatin e saj të parë në Berat pasi diferenca me PS ishte 77 vota. Më 21 Maj, KAS hapi 114 kuti në këtë qark, por nga rinumërimi diferenca mes PS dhe LSI u ngushtua vetëm me 58 vota dhe kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve u rrëzua.

Më herët, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e opozitës për pavlefshmëri zgjedhjesh në Gjirokastër dhe Vlorë./tvklan.al