Merret vendimi përfundimtar nga Kolegji Zgjedhor

Kjo do të jetë fleta e votimit me të cilën do të votohet në 25 Prill. Kolegji Zgjedhor vendosi që në fletë kandidatët të identifikohen vetëm me numra dhe jo me emra.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor rrëzoi pretendimin e PD-së, që fleta të përfshinte edhe emrat e kandidatëve.

Socialistët nga ana tjetër arsyetuan se fleta me emra ishte shumë e madhe dhe krijonte vështirësi në votim.

Kolegji nga ana tjetër i dha të drejtë Partisë Demokratike që kërkoi ndryshimin e logos së Bindjes Demokratike, pasi ishte shumë e ngjashme me atë të PD-së.

Tv Klan