Prezantimi i koleksioneve të dimrit të ardhshëm 2019-2020 që po zhvillohet në Milano ka sjelle revolucion, jo në mënyrën e prezantimit të mashkullit, por edhe të zhvillimit të pasarelave.

“Dolce and Gabbana” solli në skenë rrobaqepësit e saj, si një himn ndaj punës artizanale, e cila e ka shndërruar “Made in Italy” në një përsosmëri të vlerësuar në të gjithë botën.

Por teksa hijeshia dhe eleganca janë markë e pakompromis e kompanive të mëdha, në sezonin e ardhshëm burrat paraqiten mes guximit dhe domosdoshmërisë për t’u zhveshur nga nevoja për dukje.

Ngjyra, aksesorë, ekstravagancë,  të gjitha në funksion të lirisë.

Tv Klan