Detaje nga lindja dhe vitet ‘30

Koleksionet e reja të Giorgio Armanit të lënë pa frymë. Gjithmonë besnik i elegancës, por me një kapacitet mbresëlënës në evoluimin e stilit, pa iu shmangur asnjëherë substancës.

“Pre-Fall 2020-2021”, mbajtur në Milano dha shumë ide se si do të vishemi vitin e ardhshëm. Duket se frymëzimi është marrë nga meshkujt, por stili ka ardhur me një feminilitet goditës.

Nuk mungojnë detajet nga lindja apo frymëzimi nga vitet 30.

Sekreti i joshjes moderne ka dy elementë që qëndrojnë në harmoni, disiplinë dhe sensualitet, pa harruar personalitetetin.

Tv Klan