38 objekte metalike, përfshirë çelësa, monedha e madje edhe një kartë SIM, u hoqën nga stomaku i një burri në Indi. Kirurgët gjetën gjithashtu një thikë të mprehtë sa një stilolaps, si dhe një magnet, ku kishin përfunduar dhe pjesa më e madhe e ‘koleksionit’.

52-vjeçari i identifikuar vetëm me emrin Jayakumar, qëndroi në sallë të operacionit 45 minuta për të hequr nga trupi të gjithë objektet.

Mjekët në Chennai, në bregun juglindor të Indisë, thanë se pacienti i cili ka çrregullime psikiatrike, do të kishte vdekur nëse nuk do të bëhej operacion.

Mjekët kryen me kujdes dy procedura gastroskopike përgjatë dy ditëve, duke hequr 22 sende metalike nga stomaku i Jayakumar një ditë dhe 18 të tjera ditën tjetër. Ata thanë se sendi më i vogël ishte 2 centimetra dhe se një pjesë e madhe e tyre ishin ngjitur pas magnetit, që ndodhej brenda në stomak.

Objektet u dalluan kur bëri një skaner të trurit për çrregullimin psikiatrik, për të cilin kishte tre vjet që trajtohej.

Familja e 52-vjeçarit mësohet se nuk ishte në dijeni të zakonit të tij për të gëlltitur objekte. Për fatin e tij të mirë, ai mësohet se nuk kishte pësuar dëmtime në organe dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

/tvklan.al