Artikujt e perandorit francez pritet të dalin gjithashtu në një ankand në Britani në 27 Tetor

Një këmishë e veshur nga Napoleoni gjatë mërgimit në ishullin e Shën Helenës në Atlantikun Jugor dhe një letër që ai shkroi atje për të praktikuar anglishten e tij janë shfaqur në një muze në Belgjikë.

Gjithashtu një shall mëndafshi që ai mbajti rreth kokës së tij, së bashku me një shkop të bërë nga një dhëmb narval, një objekt i rrallë dhe i çmuar nga jeta e përditshme e perandorit francez janë pjesë e këtij koleksioni.

Ekspozita në muzeun përkujtimor “Beteja e Waterloo”, pranë Brukselit, është pjesë e përkujtimeve të 200 vjetorit të vdekjes së Napoleonit në moshën 51 vjeç.

Letra është një nga disa tekstet e shkruara nga Napoleoni në anglisht që kanë mbijetuar. Nuk ka adresë dhe besohet se i është diktuar nga sekretari i tij si pjesë e ushtrimeve për të përmirësuar anglishten e tij.

Napoleoni, para se të mbërrinte në ishullin e Shën Helenës, nuk mund të shkruante ose të fliste në gjuhën e Shekspirit,” tha Antoine Charpagne, bashkë-kurator i ekspozitës “Waterloo”.

I gjithë koleksioni pritet të shfaqet në ankand në Bonhams në Londër më 27 Tetor ku letra pritet të arrijë çmimin më të lartë nga të gjithë artikujt . Kuratorët dhe ankanduesit në Waterloo në Londër thonë se objektet hedhin dritë në ditët e fundit të Napoleonit në mërgim, një kohë kur ai po shkruante kujtimet e tij për të provuar dhe regjistruar një trashëgimi si një gjeni ushtarak dhe një udhëheqës vizionar.

Sot, Napoleoni është subjekt i debateve të nxehta në Francë dhe më gjerë. Disa thonë se arritjet e tij, veçanërisht hedhja e themeleve ligjore dhe institucionale që ende mbështesin pjesë të shtetit modern francez, e bëjnë atë të denjë për t’u përkujtuar. Të tjerët përgjigjen se rekordi i tij i agresionit ushtarak, instiktet e tij despotike dhe vendimi i tij për të rivendosur skllavërinë do të thotë se ai nuk duhet të nderohet.

Klan News