Koleksioni i pazakontë në Javën e Modës në New York



Koleksioni i pazakontë në Javën e Modës në New York

09:47 18/02/2021

Stilsti tajvanezo-kanadez ndërthuri dy nga dashuritë e tij modën dhe ushqimin

Ushqimet e shëndetshme të cilat u konsumuan gjatë “lockdown” të vendosur në SHBA në Mars si dhe përdorimi i shumtë i Coca-Cola gjatë pandemisë frymëzuan stilistin tajvanezo-kanadez për koleksionin Vjeshtë-Dimër 2021.

Fustane të gjata me ngjyrë ulliri, të bardhë dhe të kuqe, si dhe palltot apo kostumet e zeza ishin ato që dominuam më së shumti në Javën e Modës në New York. Çizmet e gjata me lëkurë të verdhë gjarpëri dhe rozë ishin gjithashtu pjesë e këtij koleksioni.

I frymëzuar nga vitet 50 të gjitha modelet parakaluan midis rreshtave të produkteve të freskëta të vendosura në një dyqan bosh të Broadway. Stilisti Jason Wu është shprehur se nga gatimi gjatë Covid 19 përcolli dashuri dhe mblodhi në një tryezë të gjithë familjarët.

Të gjitha ushqimet iu dhuruan City Harvest, një organizatë bamirësie në New York që lufton pasigurinë e ushqimit.

Wu, themeloi firmën e tij në 2007 dhe u bë me famë globale. Ai mori një popullaritet të madh pasi stiloi disa veshje të ish-zonjës së parë Michelle Obama si dhe për Barack Obamën kur u inagurua si president në 2009.

Në përputhje me temën e tij Wu gjithashtu ka nënshkruar një bashkëpunim me Coca-Cola pasi logoja e kësaj firme kaq të famshme tregon aspekt multikulturor.

Klan News







Të ngjashme