Për herë të tretë, ylli i popit Rihanna është bashkuar me Amazon Prime Video për të prezantuar koleksionin e saj “Savage X Fenty”. Në shfaqjen e modës që do të organizohet në Los Angeles  do të performojnë  reperi Lil Nas X, këngëtarët Ricky Martin, Normani dhe të tjerë. Si dhe me paraqitjen speciale të modeleve Gigi Hadid, Alek Wek dhe Adriana Lima, krah aktores Vanessa Hudgens dhe këngëtares Erykah Badu.

Rihanna tha se krijimi i shfaqjes është gjithmonë një sfidë e mirëpritur:

Tani për tani, unë jam duke menduar për tjetrin. Sfida është gjithmonë aty për të frymëzuar dhe stimuluar ide të reja. Kështu – e adhuroj atë. Më pëlqejnë sfidat e vështira sepse më shtyjnë të punojë gjithmonë e më shumë”.

Koleksioni përmban pizhame të ndryshme, të brendshme dhe gjithashtu përfshin artikuj për burra. Një nga elementët me të cilët këngëtarja është krenare në përfshirjen e veshjeve për burra është mospërjashtimi i askujt.

“Shumëllojshmëria ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua. Thjesht e vetmja gjë që di me të vërtetë. Pra, nuk është revolucion  për mua të realizoj  gjëra për gratë, unë dua që të gjithë të gjejnë veten në markën time.”

“Savage X Fenty Vol. 3” do të prezantohet më 24 Shtator dhe fasat e markës së Rihanna-s do të kenë të  mundur të blejnë veshje nga shfaqja në të njëjtën ditë.

Klan News