Pritet të thyejë rekordet e ankandeve, me një vlerë prej 150 milionë Dollarë

Koleksioni me mbi 700 bizhuteri i miliarderes së ndjerë austriake Heidi Horten, më i madhi dhe më i vlefshmi në botë i këtij lloji që do të dalë në ankandin e Christie, mund të shitet për më shumë se 150 milionë Dollarë.

Disa nga pjesët më spektakolare përfshijnë gjerdanin me diamantin  90 karatësh “Briolette of India” nga Harry winston dhe “Sunrise Ruby” dhe unazën e diamantit nga Cartier që vlen deri në 20 milionë Dollarë.

Koleksioni, i blerë nga fillimi i viteve 1970 e deri kur u nda nga jeta Horten, përbëhet gjithashtu nga 100 copë Bulgari, koleksioni më i rëndësishëm nga marka e parë nga Christie’s.

Koleksioni i Horten do të tejkalojë rekordin e shitjeve në Christie’s për koleksionin e Elizabeth Taylor në 2011 dhe ankandin Maharajas & Mughal Magnificence në 2019, dy koleksionet e vetme të bizhuterive që kanë grumbulluar më shumë se 100 milionë Dollarë.

Shtëpia e ankandit Christie’s tha se të ardhurat nga shitja do të shkojnë për fondacionin Heidi Horten, i cili mbështet kauzat duke përfshirë kujdesin shëndetësor.

Klan News