Sfilata u ideua nga moderatorja, Marina Vjollca

Nuk është në Milano apo Londër, por një sfilatë madhështore e organizuar në zemër të Tiranës për të prezantuar koleksionin vjeshtë-dimër të stilistes italiane Elisabetta Franchi. Një event i ideuar në detaje nga moderatorja Marina Vjollca, njëherësh ambasadore e këtij brandi ndërkombëtar për Shqipërinë.

Rrethuar nga sharmi dhe eleganca, modelet prezantuan koleksionin e ri. Surpriza ishte vete ajo Elisabetta Franchi, e cila u ngjit në skenë përkrah moderatores Vjollca.

Po nga u frymëzua Elisabetta Franchi për këtë koleksion?

“Koleksioni tregon gruan e fortë, të pavarur…”, tha ajo.

Teksa festa vijoi edhe pas sfilatës, me përgjegjësinë e të qenit një brand ambassador, Marina zbulon se rrugëtimi i këtij koleksioni do të jetë drejt një tjetër treve shqipfolëse, Kosovës.

Tv Klan