Koleksionisti misterioz shet makinat e vjetra të mbuluara në pluhur


Koleksionisti misterioz shet makinat e vjetra të mbuluara në pluhur

12:00 14/09/2021

Një koleksionist misterioz makinash ka nxjerrë në shitje koleksionin e tij për 1 milionë dollarë. 174 makinat e mbajtura në një magazinë në Londër janë të mbuluara nga pluhuri i trashë pasi kanë qëndruar aty për mëse 10 vjet.

Koleksioni ka makina të viteve 1940 e më tej dhe secila prej makinave mund të blihet individualisht, me çmime që fillojnë edhe nga 100 paund e deri në 25.000 paund. Të gjitha funksionojnë pa problem, por nuk janë të taksuara prej më shumë se 30 vitesh.

Makinat i përkasin markave të njohura si Mercedes, Porsche, BMË, Volksëagen etj ku midis tyre ka edhe shumë makina klasike. Deri më tani, për secilën makinë kanë shprehur interesim të paktën 50 njerëz që duan të kenë një copëz historike./tvklan.al







Të ngjashme