Përgatitet për të festuar 70-vjetorin në fron të mbretereshës Elizabeth

Kur ishte një adoleshente, australianja Jan Hugo ëndërronte të bëhej një princeshë, duke ecur nëpër dhoma pallati të mbushura me bizhuteri të çmuara. Kjo ëndërr nuk është realizuar ende për Hugo, por ajo tashmë krenohet me koleksionin më të madh të Australisë të relikeve të familjes mbretërore.

Gjyshja po blen edhe më shumë pjesë për t’i shtuar koleksionit të saj, me festimet për të shënuar 70-vjetorin e fronëzimit  të Mbretëreshës Elizabeth II që starton në Qershor.

“Madhëria juaj, nëse jeni duke parë, shpresoj të keni një festë të mrekullueshme për jubileun tuaj dhe shpresoj që të keni shumë e shumë vite të tjera si mbretëresha jonë sepse ne të gjithë ju duam,” me këto fjalë i drejtohet koleksionistja Hugo mbretëreshës Elizabeth.

Portretet e anëtarëve të familjes mbretërore janë në forma të ndryshme dhe ngjashmëria e tyre përsëritet edhe në 7 manekinë të ndryshëm.

Me koleksionin që përfshin dhoma të ndryshme në shtëpinë e saj, Hugo tha se Libri i Rekordeve Botërore Guinness mendonte se ajo mund të kishte koleksionin më të madh në botë. Megjithatë, Hugo mendon se një grua në Angli krenohet me një koleksion më të madh se i saji.

Klan News