“Kjo është ajo që do populli, këtë do të bëjmë”. Me këto fjalë, Kryeministri Edi Rama u shpreh i palëkundur për t’i çuar deri në fund ndryshimet kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave për kandidatët për deputetë.

Përveç mesazheve të drejtpërdrejta që kishte për ndërkombëtarët, një detaj që nuk kishte si të mos binte në sy ishte kollarja që mbante veshur në seancën e kësaj të enjteje.

Me një shkrim me ngjyra të ndryshme, kreu i qeverisë kishte zgjedhur një kollare ku shkruhej fjala “Revolution”, shqip “Revolucion”.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama i dërgoi në mesazh të qartë ndërkombëtarëve, duke u shprehur se Shqipëria është vend sovran dhe i takon shtetit shqiptar që të vendosë për sistemin zgjedhor./tvklan.al