Kolona zanore e “Charlie’s Angels”



Kolona zanore e “Charlie’s Angels”

08:20 14/09/2019

Bën bashkë Ariana Grande, Miley Cyrus dhe Lana Del Rey

Të treja konsiderohen ndër zërat më të bukur të muzikës, duke mbledhur pas vetes qindra miliona fansa në mbarë botën. Imagjinoni suksesin që do të ketë kënga e përbashkët e Ariana Grandes, Miley Cyrus dhe Lana del Reit, e sapodalë në treg.

 “Don’t call me Angel”, “Mos më quaj Engjëll” titullohet prurja e fundit e treshes së vajzave, një këngë që do të jetë kolona zanore e sagës së njohur, “Engjëjt e Çarlit”.

Filmi aksion vjen këtë herë me 3 aktore të reja, Kristen Stjuart, Naomi Skot dhe Ela Balinska. Ishte e rëndësishme për ne të riktheheshim me një zë të fortë në këngën zyrtare, në fillim as që e kishim menduar që do të krijonim këtë treshe të mrekullueshme, tha regjisorja e filmit Elizabet Benks.

Engjëjt e Çarlit pritet të shfaqet në kinematë amerikane më 21 nëntor të këtij viti.

Tv Klan



Të ngjashme