Lionel Messi së bashku me Argjentinën u mposhtën nga Kolumbia me rezultatin 2-0, duke zhgënjyer në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës. Një ndeshje e dobët e kombëtares albiçeleste që gjuajtën e parë në portën kundërshtare e bëri në mesin e pjesës së parë.

Duket se fajin nuk e ka trajneri por lojtarët. Pas përfundimit të kupës së botës federate argjentinase shkaktoi teknikun Sampaoli por rezultatet vijojnë të jenë të njëjta.

Pavarësisht emrave si Aguero, Di Maria apo Linel Messi sërish Argjentina e kishte të pamundur që të cenonte portën kundërshtare duke kapitulluar pa kushte.

Ishte Kolumbia që kontrolloi më shumë ndeshjen dhe arriti të shënonte me Martinez dhe Zapata.

Tashmë Argjentina ka edhe 2 ndeshje në dispozicion për të rikuperuar, përballë Paraguajit dhe Katarit. Lionel Messi me shokë nuk duhet që të gabojnë më në rast se dëshirojnë të shkojnë më tej në Kupën e Amerikës.

Tv Klan