Kjo vajzë nga Kolumbia zgjodhi një formë të veçantë proteste përballë Prokurorisë së Tiranës, ku për disa minuta qëndroi e zhveshur nudo.

E reja, e cila sipas të dhënave që ka mësuar Tv Klan është ndaluar në aeroportin e Rinasit me 5 gramë kokainë, kërkon pasaportën, e cila i është bllokuar si rezultat hetimit të nisur ndaj saj.

Ajo po hetohet në gjendje të lirë nga autoritetet, por kërkon një hetim më të shpejtë nga prokurori i çështjes, pasi pretendon se procesi po zvarritet.

E reja, e cila në video nuk dëgjohet të flasë, në një tjetër foto të shkrepur nga ambientet e Prokurorisë duket se komunikon me rojën e sigurisë.

Tv Klan mëson se vajza ka ardhur në Shqipëri me qëllim punësimin.

Protesta e saj tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të shumtë, njëri prej të cilëve e filmoi atë dhe videoja u përhap me shpejtësi në internet.

Tv Klan