Ministria e Arsimit pezullon nga detyra Rektorin Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe cakton zv/rektorin Bernard Dosti në krye të këtij institucioni. Pezullimi i Konit vjen pak ditë pasi Ministria e Arsimit deklaroi se Rektori i Universitetit të Tiranës ka abuzuar me detyrën. Ai nuk është mjaftuar me kompetencat akademike, por ka dashur të mbajë edhe kompetenca administrative të cilat me ligj nuk i takojnë. Vendimi për pezullimin nga detyra të rektorit të UT u vlerësua edhe nga 4 dekanët e Fakultetit Ekonomik, Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe Gjuhëve të Huaja.

Rektori Mynyr Koni është kritikuar disa herë edhe nga edhe kreu i qeverisë Edi Rama për të cilin ka thënë se ka keqkuptuar autonominë universitare. Madje kryeministri Rama kërkoi nga universitetet të bëjnë Vettingun e titujve akademikë, që sipas tij ashtu si Vettingu në drejtësi do te nxjerre jashtë sistemit universitar shume pedagoge.

Në auditin e Ministrisë së Arsimit në vitin 2018 u konstatua se Koni ka bërë shkelje në organet vendimmarrëse. Madje Ministria e Arsimit i kërkuar që të shfuqizojë vendimet që ka marrë në tejkalim të kompetencave; të mos pengojë procesin e punësimit të stafit akademik sipas nevojave të fakulteteve që kishte paralizuar punën në fakultete; të lejojë përdorimin e protokollit dhe arkivit nga stafi administrativ, gjë e cila pengoi punën e stafit administrativ; si dhe i është kërkuar që urgjentisht të funksionalizojë sistemin e teknologjisë informative në universitet.

Tv Klan