Grumbullimi me kombëtaret amerikano-latine në kuadër të kualifikueseve të Botërorit të Katarit i kanë kushtuar shtrenjtë katër skuadrave spanjolle.

Duelet e kësaj fundjave, të programuar për t’u luajtur të shtunën, Sevija-Barcelona dhe Vijareal-Alaves janë shtyrë për një tjetër datë, pasi ishin ekipe të prekura nga emigrimi i futbollistëve të tyre me kombëtaret përtej Atlantikut.

Kryesisht, lojtarët do mbërrijnë rreth një ditë e gjysmë para se ekipet e tyre të zbresin në fushë. Në këtë mënyrë, klubet do luanin pa këta futbollistë dhe kjo ka detyruar organizatorët që të shtynin dy duelet e La Ligës. Sevija ka mungesa më të shumta, ku vlen të përmendet treshja argjentinase, Marcos Acuna, Montiel dhe Papu Gomez.

Klan News