22 ditë do të zgjasë grumbullimi i Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Europianit me Islandën dhe Moldavinë. Nga e marta do të nisin seancat stërvitore me një grup të kufizuar lojtarësh pasi kampionatet janë në zhvillim, ndërsa lista e futbollistëve të thirrur do të publikohet vetëm të hënën e ardhshme. Pjesë këtij grumbulli do të jenë edhe Lorenc Trashi dhe Bruno Telushi, ky i fundit për herë të parë si kuqezi.

Përgatitjet në Durrës do të zgjasin deri më 1 Qershor ku do të mbyllen me një miqësore me Shpresat e Alban Bushit. Më tej do të jenë 4 ditë në Frankfurt para sfidës së 8 Qershorit me Islandën në Rekjavik. Edy Reja nuk do të humbasë kohë, duke patur thuajse çdo ditë seanca stërvitore. Ndeshja tjetër ajo me Moldavinë do të zhvillohet më 11 Qershor në Elbasan.

Tv Klan