Futbollistët fokusohen tek Liga e Kombeve

Pas lajmit për anulimin e miqësores me Armeninë, e parashikuar për t’u luajtur në Jerevan si shkak i përfshirjes së këtij shteti në luftë me Azerbajxhanin, futbollistët e kombëtares do të përqendrohen në dy ndeshjet zyrtare me për Ligën e Kombeve, atë kundër Kazakistanit dhe Lituanisë.

“Duhet të japim maksimumin që të marrim sa më shumë pikë, nuk shkojmë për barazim. I kemi mundësitë që të fitojmë, ky është objektivi ynë. Duhet të përmirësohemi sa i përket mentalitetit. Me ekipe më të dobëta ndoshta e kemi më të vështirë, për momentin, por jam i bindur se gjërat do të shkojnë më mirë”.

Edi Reja ka grumbulluar shumë të rinj dhe shpresohet që në këto ditë të kuptohet se sa do të përshtaten ata me grupin.

“Do të jetë shumë interesant ky grumbullim, pasi mungojnë shumë lojtarë me eksperiencë. Lojtarët e rinj që kanë ardhur tani, kanë dhënë maksimumin nëpër ekipet që luajnë dhe prandaj janë thirrur nga trajneri. Besoj do të jetë një grumbullim i mirë. Këtë gjë duhet ta tregojmë në fushë”.

Ndeshja me Kazakistanin do të mbahet më 11 Tetor në Almati, ndërsa me Lituaninë më 14 në Viulnius.

Tv Klan