Me rezultatet që mori në dy ndeshjet e para, Christian Panucci e justifikoi besimin e dhënë. Njohësit e futbollit vlerësojnë teknikun edhe për faktin se pati fare pak kohë që të njihte skuadrën.

“Unë do të vlerësoja me ndërrimet që bëri me Maqedoninë në momentin dhe kohën e duhur. Po të kishte më shumë besim ekipi, mund t’i shënonim dhe golin e dytë”

, thotë ish-trajneri Faruk Sejdini.

Gjithsesi kritikat e rastit qëndrojnë për lojën që tregoi skuadra.

“Ekipi nuk kishte ide loje dhe bëntë gjera spontane”,

shprehet Sejdini.

“Do isha kritik për lojën që justifikohet me mungesën e njohjes, revolucionet nuk bëjnë mirë. Kam parasysh vendosjen sepse lojtarët janë mësuar me një mënyrë loje dhe kisha shpresë që Panucci të bëntë bis De Biasin”,

thotë Fatmir Mëneri.

Për Sejdinin dhe Mënerin, fushata kualifikuese për Rusi 2018 është justifikuar.

“Vlerësim për kombëtaren që justifikoi atë çka tregoi në kampionatin europian se nuk kalonte dot Italinë dhe Spanjën”,

shprehet Sejdini.

“Në optikën e së ardhmes duhet të shohim ca nuk shkon. Jo vetëm për trajnerin e ri, por mentaliteti. Jemi në korsi të re që duhet të përsërisim një sukses që e kemi arrit dhe kjo është e vështirë”,

deklaroin Mëneri.

Me prurjet e reja në skuadër, me ndeshjet miqësore që do të ketë kombëtarja, kualifikueset e europianit të ardhshëm shihen me optimizëm. Tv Klan