Skuadra e femrave nuk do të marrë pjesë në kualifikuese

Kombëtarja e femrave në basketboll nuk do të marrë pjesë në kualifikueset e Europianit 2021.

Vendimin e njoftoi Federata Ndërkombëtare e Basketbollit, i cili vjen për shkak të mungesës së kushteve që ka skuadra për t’u përgatitur për shkak të masave anti-Covid që janë vendosur në Shqipëri.

Autoritetet në vendin tonë nuk kanë lejuar zhvillimin e aktiviteteve sportive në salla të mbyllura që pengon stërvitjen e Kombëtares së Femrave në Basketboll.

Përfaqësuesja jonë duhet të udhëtonte në Stamboll për këtë fazë kualifikuese. Nga ky aktivitet është tërhequr edhe Bjellorusia.

Tv Klan